Ndryshime drastike të motit, ditëve të ardhshme temperaturat në minus

05 prill 2025 | 22:24

Më i ftohtë parashihet moti gjatë javës së ardhshme në vend me depërtimin e të ftohtit arktik në këtë fundjavë.

Mëngjeseve kryesisht do të ketë ngrica, me minimale deri në -5C, fillimisht, nën kushte të motit më të kthjellët. Ditën e enjtë orëve të hershme ka sinjale që reshje të dobëta dëbore të paraqiten në pjesë të vendit, megjithëse me gjasa të ulëta.

Ditën e premtë dhe të shtunë herë herë shfaqen kushte për riga lokale shiu. Temperaturat marrin një trend të rritjes, me maksimale që i afrohen vlerave mesatare deri në 10C e 12C të enjtën e të premtën, e në fundjavë 14C e 16C. Minimalet mbesin më gjatë nën 0C, së paku deri të premtën.

Nga java e tretë tendencat janë për një mot më stabil, me më shumë diell, por dhe rritje të temperaturave mbi mesatare, deri në 20C e 21C, ato maksimale. Minimalet shënojnë rritje deri në 8C e 9C, njofton Mendimi për Motin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga njerëzit më të afërt të presidentit aktual të…