Ndryshime te Gjilani, dy largime dhe një transferim

10 janar 2019 | 11:13

Klubi i Futbollit Gjilani është mjaft aktiv këtë afat kalimtar dimëror. KF Gjilani me anë të postimeve në rrjetet sociale ka konfirmuar lëvizjet e fundit në këtë klub. Fillimisht është konfirmuar largimi i dy lojtarëve, Edon Sadriu dhe Ergon Hyseni, të dy lojtarë nga Ferizaj.

Nuk ka vonuar shumë dhe Gjilani ka bërë prurjen e re nga Novi Pazari. Bëhet fjalë për futbollistin me përvojë, Semir Hadzibulic, i cili ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2020. Më parë ky futbollist ka qenë pjesë e Ki Klaskvik nga Ishujt Faroe.

KF Gjilani me këto ndryshime konfirmon pretendimet për ta përmirësuar renditjen tabelore në stinorin pranveror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lojtari i Baselit, Taulant Xhaka, është në garë për golin…