Ndryshimi historik nuk do të ndodhte pa luftën e UÇK-së dhe pa mbështetjen e ShBA-së

11 qershor 2025 | 16:27

Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York, ambasadori, Blerim Reka, në vigjilje të 26-vjetorit të çlirimit të Kosovës ka takuar përfaqësuesin alternativ të ShBA-së në OKB, John Kelly.

Reka ka theksuar se ndryshimi historik nuk do të ndodhte pa luftën e UÇK-së dhe pa mbështetjen e ShBA-së.

“Takim miqësor me përfaqësuesin alternativ të SHBA në OKB John Kelly, në vigjile të 26 vjetorit të çlirimit të Kosovës. Ndryshimi historik, nuk do të ndodhte pa luftën e UÇK-së dhe pa mbështetjen e SHBA. Lavdi çlirimtarëve, falënderim aleatëve!”, ka shkruar Reka në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Murtezaj Si një anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të…