Ndryshimin po e gëzojnë pushtetarët, po e vuajnë qytetarët
17 shtator 2025
| 08:36
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, e ka kritikuar qeverinë Kurti për sanksionet e BE-së dhe të ShBA-së.
Ai ka ironizuar duke thënë se ndryshimi me L-në ka ndodhur.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se ndryshimin në këtë qeveri po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët.
“Ndryshimi ka ndodhur! Kosova është nën sanksione të BE-së dhe të SHBA-ve për herë të parë në historinë e vet. VV-ja me satelitët dhe përkrahësit e vet besnikë vetëvendosën dhe guxuan për këtë alternativë – NDRYSHIMIN. Ndryshimin po e gëzojnë pushtetarët dhe po e vuajnë qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Hamiti.



