Ndryshon mënyra e pagesës së ngrohjes nga Termokosi
                24 gusht 2020
                |  18:52
            
        Komuna e Prishtinës ka njoftuar se mënyra e pagesës së faturës së ngrohjes do të ndryshojë së shpejti.
Sipas këtij njoftimi, ata që shfrytëzojnë rrjetin e ngrohtores me Tormokos do të paguajnë aq sa shpenzojnë.
“Përmes projektit PRISHTINA HEAT SAVE mënyra se si e paguajmë faturën e ngrohjes do të ndryshojë së shpejti. Të gjithë banorët e ndërtesave që janë të kyçura në ngrohtoren e qytetit TERMOKOS do ta paguajnë faturën e ngrohjes varësisht nga konsumi”, thuhet në postimin e Komunës së Prishtinës.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        