Ndryshon moti, këto janë temperaturat për nesër
                24 janar 2019
                |  22:48
            
        Mot kryesisht i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore parashihet për ditën e premte, bën të ditur IHMK-ja, përmes një komunikate për media.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 0 deri 1 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-8m/s. Shtypja atmosferike mbetet nën vlerat e normales, ndërsa masat e ajrit do të jenë aktive pothuaj gjatë gjithë ditës, e që do të jenë në favor të cilësisë së ajrit”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.
                        


                                        
                                        
                                        
                                        
                                        
                                        