Në 2012-n aktivistët e Vetëvendosjes hiqnin me dhunë flamujt e shtetit (foto)

17 shkurt 2022 | 14:27

Sot Republika e Kosovës feston 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

E sot, Qeveria dhe Kuvendi drejtohen nga Lëvizja Vetëvendosje.

Albin Kurti dhe aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje para se të vinin në pushtet nuk e donin flamurin e shtetit të Kosovës, e sot situata ka ndryshuar.

Shumë herë aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë ndërmarr aksione në data të shënuara për Kosovën për ta larguar flamurin e republikës, shkruan “Epoka e re”.

No description available.

Më 8 qershor të vitit 2012, në prag të Ditës së Çlirimit të Kaçanikut, komuna kishte dekoruar qytetin me flamuj kombëtarë dhe me flamuj të shtetit të Kosovës, por në atë kohë Lëvizjes Vetëvendosje flamurin e republikës të 17 shkurtit e shihet si “flamur i verdhë e kaltër i Hashim Thaçit”, flamur joshqiptar, dhe si flamur të Ahtisarit.

No description available.

“Aktivistë të Vetëvendosje!-s në Kaçanik së bashku me disa qytetarë dolën në aksion për të hequr flamujt joshqiptarë, e për të lënë në dekorim të qytetit vetëm flamujt kuqezi. Flamuri i Ahtisarit nuk është flamur i popullit të Kosovës por i atyre politikanëve të cilët pavarësinë e kanë shpallur për vete e jo për popullin. Flamuri i Ahtisaarit nuk ka asnjë lidhje me datat historike të kombit shqiptar dhe shqiptarëve. Nëse datat historike paraqesin kulmimin e përpjekjeve e sublimimin e vullnetit për liri e bashkim, ky flamur paraqet në mënyrën më të qartë shkeljen e vullnetit të shqiptarëve përmes imponimit të një projekti të dëmshëm politik, siç është Plani i Ahtisaarit”, ishte thënë në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra Kaçanik, më 8 qershor 2012.

No description available.

Për të vazhduar tutje komunikata: “Flamuri i Ahtisarit nuk është flamur i popullit të Kosovës por i atyre politikanëve të cilët pavarësinë e kanë shpallur për vete e jo për popullin. Dita e çlirimit nuk duhet të jetë ditë e çlirimit të politikanë por ditë e çlirimit të popullit, veç tjerash edhe nga ky lloj i politikanëve. Kremtimi i ditës së çlirimit të popullit nuk mund të bëhet duke përdorur si simbol flamurin e këtyre politikanëve. Ta vendosësh flamurin e Ahtisaarit në prag të datave të shënuara historike është fyerje e dinjitetit të qytetarëve te Kaçanikut. Përpjekjet e shqiptarëve ndër shekuj janë kundërthënëse me projektin multietnik të Hashim Thaçit. Flamuri kombëtar është i papajtueshëm me atë të Ahtisaarit. Nëse i pari na afirmon ne si bashkësi politike, duke mos i përjashtuar të tjerët, flamuri i Ahtisaarit e përjetëson konfliktin midis popujve që i ka kategorizuar si bashkësi etnike. Flamuri kombëtar është popullor, flamuri i Ahtisaarit është perandorak”, ishte theksuar në komunikatën e Lëvizjes Vetëvendosje Qendra Kaçanik.

No description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të premten (nesër) në palestrën ‘1 Tetori’ do të mbahet…