Në 24 orët e fundit 70 viktima nga koronavirusi

06 shkurt 2020 | 12:03

Rritet në 20 numri i personave të infektuar në tragetin e vendosur në karantinë në Japoni. Pothuajse tre mijë raste të reja të konstatuar të prekur nga virusi në provincën e Hubei.

Numër rekord vdekjesh janë regjistruar në 24 orët e fundit në provincën kineze të Hubei nga koronavirusi që shpërtheu në Wuhan. 70 viktimat e fundit e kanë çuar në 565 numrin e atyre që kanë humbur jetën nga epidemia që po frikëson botën.

Si të mos mjaftonte shifra e lartë e vdekjeve janë konstatuar rreth 3000 raste të reja të personave të infektuar duke e çuar numrin e përgjithshëm në 28 114 në të gjithë botën kurse numri atyre që kanë lënë spitalet si të shëruar është 1245.

Ekzaminimi në aeroportet kryesore ndërkombëtare i kthyer tashmë në domosdoshmëri, është futur në regjim me kohë të plotë. Italia gjithashtu ka filluar të kontrollojë temperaturën e pasagjerëve në të gjitha fluturimet, jo vetëm ato ndërkontinentale. Kontrollet e skanerit termik të rezervuara më parë vetëm për pasagjerët që vinin nga zonat e prekura nga virusi vdekjeprurës, ka nisur të shtrihet në të gjitha fluturimet, përfshirë fluturimet nga Evropa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot dhomën ku…