Në 24 orët e fundit janë dhënë 2 018 doza të vaksinës anti-Covid

31 dhjetor 2021 | 15:23

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës anti-Covid.

Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

“Në 24 orët e fundit janë dhënë 2.018 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.673.578 doza të vaksinës. Deri më sot 782.696 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, është thënë në njoftimin e ministrisë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se ka anuluar aktivitetet në…