
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4 010 doza të vaksinës
07 janar 2022
| 15:15
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 4 010 doza të vaksinës kundër-Covid.
Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.010 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.687.782 doza të vaksinës. Deri më sot 788.240 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar ministria.