
Në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër Covidit
03 mars 2022
| 15:04
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 535 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.814.540 doza të vaksinës.
Deri më sot 816.688 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.857 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër Covid-19.