
Në 24 orët e fundit janë dhënë 6 595 doza të vaksinës kundër Covidit
22 qershor 2021
| 15:08
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 6.595 doza të vaksinës kundër Covid-19.
“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 141.008 doza të vaksinës. Deri më sot 20.701 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës nga 1.963 testime, 18 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19 në 24 orët e fundit.
Po ashtu, është shënuar një rast i vdekjes.