
Në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër Covidit
26 shkurt 2022
| 15:13
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 762 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.244 doza të vaksinës.
Deri më sot 815.521 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 97.261 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër Covid-19.