
Në 24 orët e fundit janë dhënë mbi 22 mijë doza të vaksinës kundër Covidit
19 gusht 2021
| 15:12
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 22.119 doza të vaksinës kundër Covid-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 644.212 doza të vaksinës.
Deri më sot 221.026 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 11.373 testime, 2.236 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin Covid-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar tetë raste të vdekjes.
Sot janë shëruar edhe 138 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 106.546.
Në total numri i rasteve aktive është 14.249.