Në 27-vjetorin e Çlirimit, Konsullata e Kosovës në Nju-Jork nderon veteranët e Batalionit Atlantiku
Me rastin e 27-vjetorit të çlirimit të Kosovës, sot, në nderim të kësaj dite historike, në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, pritëm përfaqësues të Batalionit Atlantiku, komandantin Gani Shehu, dhe luftëtarin Adrian Grajqevci.
Shehu, me këtë rast, ndau kujtime nga lufta e lavdishme çlirimtare, ndërkaq ambasadori Reka, duke shprehur vlerësimin më të lartë për ushtarët e UÇK-së, tha se ata, bashkë me NATO-n, arritën atë që për një shekull nuk arrihej dot: çlirimin e Kosovës.
“Çlirimtarët dhe aleatët tanë perëndimorë, në këtë ditë para 27 vitesh, e detyruan Serbinë të kapitullonte e, me të, edhe përfundimin e pushtimit kolonial serb, të aparteidit dhe të gjenocidit kundër popullit shqiptar të Kosovës. Lavdi luftëtarëve dëshmorë të lirisë, falënderim i përhershëm për SHBA-të dhe NATO-n”, ka njoftuar Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork,



