Në 27-vjetorin e rënies së 41 dëshmorëve, Hamza bën homazhe në Marinë të Skenderajt

14 dhjetor 2025 | 12:57

Në 27-vjetorin e rënies së 41 dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në krye me komandantin Mujë Krasniqi, kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka bërë homazhe te varrezat në Marinë të Skenderajt.

“Në mëngjesin e 14 dhjetorit, ata ranë në rrugën e lirisë, duke e përjetësuar emrin e tyre në historinë e lavdishme të Kosovës. Sakrifica e tyre është trashëguar brez pas brezi dhe në këtë ditë, që përkon edhe me përvjetorin e themelimit të Ushtrisë së Kosovës, nderimi për ta merr një kuptim edhe më të thellë. Liria dhe shteti që gëzojmë sot janë ndërtuar mbi sakrificën e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve tanë. Lavdi e përjetshme komandantit Mujë Krasniqi dhe të gjithë të rënëve për lirinë tonë!”, ka shkruar Hamza në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partia Demokratike e Kosovës ka përkujtuar sot përvjetorin e 27-të…