Në 9-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, Kurti i bashkohet aktivitetit për dhurimin vullnetar të gjakut

05 nëntor 2025 | 13:53

Në 9-vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit, ashtu si çdo vit, Lëvizja Vetëvendosje! organizoi aktivitetin e dhurimit vullnetar të gjakut, për të nderuar kujtimin e Astritit dhe për të vazhduar veprat e solidaritetit që ai i çmonte dhe i praktikonte.

“Aktivistë të Lëvizjes, studentë, mjekë e qytetarë u bashkuan në këtë akt human, duke dhuruar gjak në zyrat e Lëvizjes. Në mesin e tyre morën pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, sekretari organizativ, Alim Rama, deputetë dhe anëtarë të tjerë të Lëvizjes. Ashtu siç besonte dhe vepronte edhe Astriti, solidariteti është forca më e madhe e njerëzve që duan ta ndryshojnë botën për të mirë. Kujtimi i tij vazhdon të na udhëheqë në punë, në përkushtim dhe në dashurinë për njeriun”, ka njoftuar LV-ja.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se…