Në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bratisllavë, u bë prezantimi i librit të poetes Ilirjane Baraliu Lladrovci, “Këngët e Shekullit Kallkan”

24 prill 2024 | 12:50

Të shtunën, më 20 prill 2024, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Bratisllavë, u bë prezantimi i librit të poetes Ilirjane Baraliu Lladrovci, “Këngët e Shekullit Kallkan”.

Ambasadori Arten Hanku, pasi falënderoi të pranishmit dhe autoren e librit, tha: “Të dashur miq, kam nderin të ju përshëndes dhe të ju falënderoj si Ambasador i Shqipërisë për pjesëmarrjen tuaj, në veçanti Ilirjanën, bashkë me bashkëshortin, mikun dhe ish-kolegun tim Imer Lladrovci, që sot janë në mesin tonë.”

Në vazhdim, Ambasadori Hanku foli për autoren, duke shtuar se Ilirjana vjen nga një familje atdhetare dhe patriotike që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës. Babi , axha dhe halla ishin të burgosur politik, ndërsa axha,vëlla dhe dy motrat, ishin radhit si ushtare të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Vetë Ilirjana, për aktivitet atdhetar, ishte përjashtuar nga shkolla. Ilirjana gjithashtu u martua me Imer Lladrovcin, mikun tim që vjen nga një familje e njohur për gjithë shqiptarët. Kisha nderin që bashkë me Imerin të përfaqësojmë mbi 10 vite diplomacinë shqiptare dhe të prezantojmë vlerat e mirëfillta shtetërore dhe kombëtare.

Autorja Ilirjane Baraliu Lladrovci në fjalimin e saj tha: “I nderuar Ambasador z. Arten Hanku, e dashur Etleva, të nderuar staf i Ambasadës, miq e pjesëmarrës..

Jam e nderuar që sot jam në mesin tuaj dhe, në radhë të parë, dua të falënderoj Ambasadorin për këtë organizim, që është për çdo lëvdatë dhe respekt për të gjithë juve që keni ardhur për të marrë pjesë në prezantimin e librit tim…

Librin ia kam kushtuar grave të shtëpisë sime dhe gjithë grave shqiptare, që ndër shekuj ju kanë bërë ballë sfidave dhe që nuk u nënshtruan, por përballuan shumë sfida dhe qëndruan duke rritur dhe edukuar fëmijë me edukatë atdhetare”.

Në këtë aktivitet ishin të pranishëm diplomatë, profesorë, studentë, veprimtarë dhe biznesmenë shqiptarë që veprojnë në Bratisllavë.

Gjatë koktejit që organizoi stafi i Ambasadës, u bë një bashkëbisedim me të gjithë të pranishmit.

Në fund, pjesëmarrësit falënderuan Ambasadorin Hanku për eventin e organizuar, nivelin e shkëlqyer të këtij prezantimi kulturor dhe njëkohësisht e konfirmuan gatishmërinë për mbështetje dhe bashkëpunim në të ardhmen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadrat më të mira të hendbollit në vend e kanë…