Në ANP “Adem Jashari”, udhëtuan 20 mijë e 63 udhëtarë

06 tetor 2020 | 15:26

Në datat 2,3,4, 5 tetor në ANP “Adem Jashari”, kanë udhëtuar 20 mijë e 63 udhëtarë, prej tyre 12,001 në arritje e 8,062 në shkuarje. Këtë lajm e ka bërë të ditur ANP “Adem Jashari”. “Po përfundojmë orarin e punesë duke ju informuar se realizuam planin për katër ditët që kishim parashikuar:  Në 2, 3, 4 e 5 tetor kemi gjithsejtë 20 mijë e 63 udhëtarë (12,001 ne arritje e 8,062 në shkuarje). Gjithsejtë 146 vajtje-ardhje aeroplanësh në këto katër ditë! Ju urojmë fluturime të këndshme!”, është thënë në njoftimin e ANP “Adem Jashari”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përpjekjet diplomatike për të ndalur luftimet për rajonin e Nagorno…