Në bankë kam para sa për një varr

24 prill 2022 | 08:36

Rrahman Jasharaj është kryetar i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Javë më parë është zgjedhur kryetar. Prej që është kryetar i kësaj sindikate ai ka punuar për mirëqenien e arsimtarëve, duke kërkuar rroga më të mëdha për ta nga qeveria.

Derisa grevat kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten “specialitet” i tij, ai thotë se njerëzit e quajnë “baba i grevave”.

Ai ka treguar edhe për gjendjen e vet materiale.

Në një intervistë në “Oxygen show” të Besim Dinës, Jasharaj ka thënë se nuk i ka punët mirë me partitë dhe se nuk e ka asnjë prej katër fëmijëve të punësuar.

Jasharaj ka treguar se “në një bankë kam para vetëm për një varr”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediumi britanik “Daily Mail” ka publikuar një video interesante, ku…