Në barnatoren e lagjes “Ulpiana” u grabitën barna e shiringa në vlerë të 800 eurove

21 shkurt 2024 | 20:23

Një person dyshohet se nën kërcënimin e armës së ftohtë ka grabitur një barnatore në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë.

Këtë për Klankosova e bëri të ditur Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në Policinë e Kosovës, Qendra në Prishtinë.

Ajo ka thënë se janë grabitur një sasi e barnave dhe shiringave në vlerë rreth 800 euro.

“Policia ka iniciuar një hetim lidhur me rastin dhe ka nisur me ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit si dhe identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Haxhi Shala nga Gjakova, babai i 4-vjeçares, e cila dyshohet…