Në Berlin do hapet ekspozita për masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë

29 maj 2025 | 15:47

Në kuadër të Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin e cila mbahet nga data 9-17 Qershor 2025, me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin, OJQ “For New Life Kosovo” dhe KKAFZhK-së, do të prezantojë ekspozitën “Pasqyrimi i masakrave, krimeve dhe genocidin nga ushtria policia serbe nga lufta e fundit në Kosovë.

Përmes ekspozitës me fotografi”, e cila ka për qëllim primar sensibilizimin pasqyrimin dhe “krimet gjatë luftës” 1998-1999 nga shteti genocidal serb në Kosovë, me fokus tek zbardhja e fatit të personave të zhdukur me forcë gjatë luftës dhe si përfundim është përgatitja e Padisë për gjenocid ndaj shtetit serb për krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

E gjithë kjo synohet të bëhet përmes ekspozitave me fotografi të krimeve të luftës nëpër qendra të rëndësishme evropiane dhe botërore, promovimit të librave të Bardhyl Mahmutit dhe Nusret Pllanës për “krimet gjatë luftës” 1998-1999, po ashtu dhe takimeve me politikan të huaj dhe personalitete me ndikim përmes së cilëve synojmë që këtë çështje ta qojmë përpara.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një analizë politike, ish-deputetja Besa Ismaili ka ngritur shqetësime…