Në Bibliotekën Kombëtare sot shënohet 80-vjetori i lindjes së Jusuf Gërvallës

01 tetor 2025 | 08:53

Në Amfiteatrin e Madh të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës sot nga ora 13:00 organizohet ngjarja përkujtimore kushtuar figurës së shquar letrare dhe kombëtare, Jusuf Gërvalla.

Shënimi i 80-vjetorit të lindjes së Jusuf Gërvallës – poetit, këngëtarit, gazetarit, publicistit dhe veprimtarit të shquar të çështjes shqiptare, organizohet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bashkëpunim me Bibliotekën Kombëtare të Kosovës dhe Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Jusuf Gërvalla ishte dhe mbetet frymëzim, dritë dhe thirrje për liri, përmes fjalës, vargut dhe veprimit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët amerikanë, për herë të parë, kanë krijuar embrione njerëzore…