Në çdo parti që ka qenë në pushtet ka të korruptuar

25 maj 2020 | 11:28

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, përveç situatës politike në Kosovë, ka folur edhe për korrupsionin brenda partive politike. Haliti në rubrikën “Sytë 7” të emisionit të mëngjesit tha se në secilën parti që ka qenë në pushtet ka të korruptuar.

“Gjithkund ka njerëz të korruptuar. Nëse themi se në një parti që ka qenë në pushtet nuk ka të korruptuar, ne atëherë jemi duke bërë shaka”, ka shprehur mendimin Haliti.

Numri dy i PDK-së ka thënë se korrupsioni brenda partive duhet të luftohet nga kreu i piramidës dhe jo nga poshtë. “Partitë po besoj se e dinë kush ka qenë brenda tyre i korruptuar, dhe lufta dhe spastrimi duhet të fillojë te partitë dhe jo të zëvendësohen të korruptuarit e kompemetuar nga struktura të partive në strukturat e tjera të komprementuar. Korrupsioni duhet të luftohet nga piramida dhe jo nga poshtë”, ka thënë Haliti.

(B. D.: ‘Epoka e re’)

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një atlet i njohur është arrestuar në Iran për fotot,…