Në Danimarkë bëhet promovimi i librit “(Mos) Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë” i profesorit Arsim Sinani

15 tetor 2018 | 13:46

Në shtetin danez për nderë të “Ditët e Kulturës Shqiptare” do të organizohen aktivitete të ndryshme kulturore e që do të mbahen të shtunën më 20 tetor 2018, duke filluar nga ora 18.30 në Shoqatën Kulturore Shqiptare ’97,(Gadelandet 20 2700 Brønshøj).

Me këtë rast do të bëhet edhe promovimi i librit “(Mos) Zyrtarizimi i Gjuhës Shqipe në Republikën e Maqedonisë” të profesorit universitar Dr.Arsim Sinani si dhe promovimi i romanit “1803” të shkrimtarit shqiptar nga Austria Besim Xhelili.

Gjatë këtoj aktiviteti të pranishmit do t’í argëtoj grupi muzikor i Komunitetit shqiptar që jeton në Danimarkë me këngëtarët e mirënjohur Enver Ismaili, Sabedin Shabani dhe Lulzim e Arton Rama. Hyrja do të jetë falas për të gjithë të interesuarit, ndërsa pjesëmarrja në numër sa më të madh do ta nderojë këtë event kulturor, thuhet në njoftimin e Këshillit Organizativ të “Ditët e Kulturës Shqiptare në Danimarkë”.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesja e Kosovës në Karate mori pjesë në Premier Ligën…