
Në Deçan publikohet libri Historiku i Bletarisë
Deçani është i njohur për mundësitë e shumta për kultivimin e bletëve dhe për prodhim të mjaltit cilësor, e kjo falë kushteve klimatike dhe florës mjaltëdhënëse.
Deçani është i njohur posaçërisht për mjaltin e gështenjës. Vlerësohet se brezi i gështenjës përfshinë një sipërfaqe rreth 2000 ha, deri në kufi me Shqipërinë.
Ndërkaq që kulturat mbjellëse mjaltëdhënëse dominohen kryesisht nga bimët foraxhere me rreth 500 ha jonxhë dhe tërfil.
Për t’u njohur më mirë me historikun e bletarisë në Komunën e Deçanit ditë më parë është nxjerr një përmbledhje Historiku i Bletarisë.
Ky libër është realizuar nga Grupi Lokal i Veprimit “Gjeravica” në Deçan, në kuadër të projektit të mbështetur financiarisht nga Ministria e BPZHR-së dhe Drejtoria Komunale e Bujqësisë.
Kryetari i bordit të GLV-së, Bajram Çeku, ka thënë se me ketë përmbledhje është synuar që të përshkruhet ringritja e sektorit të bletarisë në Komunë e Deçanit.
Aktualisht në Komunën e Deçanit janë mbi 200 bletarë me 8000 mijë koshere bletë.