Në ditën e festës së Pashkëve, Haradinaj qëndron në familjet e Don Franë Kolaj dhe Mirosh Shalës
Në ditën e festës së Pashkëve, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka qëndruar në familjet e Don Franë Kola dhe Mirosh Shalës.
“Sot kisha kënaqësinë që në ditën e festës së Pashkëve, të qëndroj në Zllakuqan të Klinës, ku ndava momente të veçanta me familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare e dëshmuar në ditët e vështira, me të cilën ndajmë miqësi të kahershme”, ka njoftuar Haradinaj në ‘Facebook’
Po ashtu, në Gurakovc të Istogut, ai ishte edhe në familjen e Mirosh Shalës.
“Kryefamiljari Miroshi, së bashku me djalin e tij, Nue Shalën, i cili shërben në Ushtrinë e Kosovës, dhe Mark Shalën, luftëtar i UÇK-së, na pritën në një ambient të ngrohtë dhe mikpritës. Si komb jemi të bekuar me vlerat tona unike, që janë trashëgimi e përhershme e jona”, ka shkruar Haradinaj.



