Në ditën e inaugurimit, presidentja e re e Hungarisë dënon agresionin e Putinit

14 maj 2022 | 17:33

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës në ceremoninë e saj të inaugurimit.

“Ne dënojmë agresionin e Putinit, pushtimin e armatosur të një shteti sovran.

Ne i themi përjetësisht jo çdo përpjekjeje që synon rivendosjen e Bashkimit Sovjetik”, tha Novak, shkruan Aljazeera.

Novak, ish-deputete e partisë Fidesz dhe aleate e kryeministrit Viktor Orban, u zgjodh në postin kryesisht ceremonial të presidentes në mars. Orban ka dënuar gjithashtu pushtimin e Rusisë, por ka shmangur kritikat personale ndaj Putinit.

Kujtojmë se Hungaria ende nuk ka hequr dorë nga gazi rus.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky mirëpriti në Kiev një delegacion të…