Në ditën e pavarësisë, Ismail Syla, zhvillon bisedë me Thaçin

17 shkurt 2026 | 18:04

Ismail Syla, këshilltar i ish presidentit Hashim Thaçi, ka bërë me dije se sot ka zhvilluar bisedë me Thaçin, nga ora 13:05 deri në 13.20 (15 minuta), të lejuar nga administrata e Gjykatës së Hagës.

“Është kjo telefonata e katërt pas 1 nëntorit 2023, që prej më është ndaluar vizita në burgun e Hagës. Kam përfillur të gjitha rregullat e përshkruara në email. Të mos incizohet biseda, të mos lëshohet interfoni, të mos jetë askush pranë meje, të mos përmend emra dëshmitarësh, të mos flas me alegori (me rrotlla, aludime, nënkuptime), sepse mund të bëj vepër penale (me dëshmitarë), mund t’i rrezikoj bisedat në të ardhmën (aludimet)”, ka shkruar Ismaili në Facebook.

Postimi i plotë i tij:

Sot, në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, pata nderin ekskluziv që të zhvilloj bisedë me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, nga ora 13:05 deri në 13.20 (15 minuta), të lejuar nga administrata e Gjykatës së Hagës.

Është kjo telefonata e katërt pas 1 nëntorit 2023, që prej më është ndaluar vizita në burgun e Hagës. Kam përfillur të gjitha rregullat e përshkruara në email. Të mos incizohet biseda, të mos lëshohet interfoni, të mos jetë askush pranë meje, të mos përmend emra dëshmitarësh, të mos flas me alegori (me rrotlla, aludime, nënkuptime), sepse mund të bëj vepër penale (me dëshmitarë), mund t’i rrezikoj bisedat në të ardhmën (aludimet).

Ky është regjimi më strikt dhe më ortodoks për një tefonatë midis një presidenti të burgosur padrejtësisht dhe një bashkëpunëtori normal të tij në periudhën e përpjekjeve për të ndërtuar një parti demokratike në situatën e re të Kosovës së lirë, pas qershorit 1999. Për të vepruar politikisht në kuadër të pluralizmit të partive politike. Për të marrë pjesë në zgjedhjet e prara të lira, lokale dhe parlamentare (2000/2001), përt ë shijuar ndjenjën e humbjes së zgjedhje dhe bërjen opozitë konstruktive.

Kjo është forma strikte e bisedës me Presidentin Thaçi, njeriun që luajti rol konstruktiv në orientimin e politikës properëndimore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në vitet 1998/99, që kulmoi me nënshkrimin e Marrëveshjes së Rambujesë, dhe që i hapi udhë bombardimit 78 ditor të NATO-s mbi pozicionet e ushtrisë dhe policisë serbe. Me njeriun që luajti rol konstruktiv në transformimin e UÇK-së në Trupa Mbrojtëse të Kosocës, sot FSK, në KPA, si trup vendo/ndërkombëtar, deri në zgjedhjen e institucioneve shtetërore të Kosovës.

Me njeriun që më 17 nëntor 2007 arriti që Partinë Demokratike të Kosovës ta bëjë fituese zgjedhjesh në nivel lokal dhe qendror, duke u bërë kryemnistër i vendit më 9 janar 2008. Njeriun që me të drejtë legjitime e shpalli pavarësinë e Kosovës në Kuvend më 17 shkurt 2008, duke sublimuar një ëndërr dhe ideal të qindra brezash të patriotëve, të dëshmorëve dhe të njrrëzve që sakrifikuan shekuj me radhë.

Me njeriun që në bashkëpunim të ngushtë me shtetet mike udhëhoqi Kosovën e pavarur dhe të pranuar ndërkombëtarisht nga shtete më cilësore që ka globi, që nga SHBA-të, pjesa superdërmuese e BE-së dhe shumë shtete tjera mike dhe me demokracitë avancuar.

Me njeriun që e modernizoi infrastrukturën mesjetare rrugore dhe infrastrukturën shkollore si asnjëherë më parë gjatë mandateve si kryeministër i pavarësisë, me njeriun që kultivimin e marrëdhënieve me SHBA-të dhe vendet e Perëndimit e kishte në ADN-në e frymës oksidentaletë kombit që i përket, me njeriun që vuri sovranitet edhe në pjesën më të ndjeshme të vendit në pikat kufitare dhe doganore në Veri të Kosovës.

Me njeriun, i cili, duke besuar në integritetin e lartë njerëzor, pastërtinë morale të njeriut luftëtar lirie dhe të çlirimtarit të suksesshëm qe në gjendje ta bëjë edhe sakrificën e arrestimit dhe gjykimit për gjoja “krimet” e luftës dhe ato kundër “njerëzimit”. Me njeriun i cili në krye të institucionit më të lartë shtetëror të Kosovës, në mënyrë paqësore u bë bashkëpunues me një gjykatë që mori dritën e gjelbërnga vetë Kosova.

Me njeriun i cili qe pesë vite e tre muaj mbahet padrejtësidht në një gjykim të stërzgjatur, të bazuar në dëshmi të rreme, në dëshmi armiqësore të servuara nga burimet e Beogradit dhe dëshmi të fabrikuara nga struktura që duan ta shkatërrojnë trashëgiminë çlirimtare të historisë së re të Kosovës.

Me njeriun, i cili që nga dita e parë e arrestimit e deri më sot nuk është lodhur, nuk është rraskapitur dhe nuk është mposhtur as nuk është lëkundur shpirtërisht, moralisht dhe politikisht, sepse beson rrënjësisht në pafajësi dhe drejtësi. Me njeriun i cili bart mbi supe një barrë të madhe të punës, angazhimit dhe përkushtimit publik për të mirën e vendit. Me njeriun i cili ka ndërgjegje të lartë dhe qetësi epike morale për çdo veprim, fjalë dhe qëndrim në jetë.

Me njeriun që edhe në këtë fazë të procesit gjyqësor nuk ka asnjë shenjë dëshpërimi, skepse dhe zhgënjimi për gjthçka ka bërë në jetë. Me njeriun, për të cilin sot, 40 minuta pas telefonatës një popull i tërë doli në manifestin paqësor me slloganin DREJTËSI, JO POLITIKË.

Me njeriun i cili këtu e 18 vjet më parë shqiptoi fjalët sa historike, aq magjike “… shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik…”, me njeriun që meriton një sekondë e më parë të jetë në vendin e tij, në Kosovën e lirë dhetë pavarur. Me njeriun që beson në drejtësi, e që po numërohen ditët e fundit kur të konfirmohet drejtësia. Lirimi o Presidentit Thaçi dhe i bashkëluftëtarëve tjerë çlirimtarë.

Sot isha qytetari më i nderuar i Republikës së Kosovës.

Urime 18 vjetori i Pavarësisë, President Hashim Thaçi.

Së shpejt ardhsh në mesin tonë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vetaksident me të lënduar ka ndodhur në autostradë, në…