Në Drenas përcaktohen skuadrat e fundit për Superligë

17 maj 2019 | 17:06

Në Drenas nesër (e shtunë) do të përcaktohen skuadrat e fundit që do të luajnë në Superligën e Kosovës në hendboll në edicionin e ardhshëm. Do të luhen ndeshjet e “play-out”-it në të dy konkurrencat.

Te hendbollistët nga ora 14:00 takohen Zhegra dhe Llapi, ndërsa ndeshjen e referon çifti Vitaku. Zhegra ka mbyllur stinorin në vendin e parafundit në Superligën e hendbollistëve, përkatësisht në Superligën B. Llapi doli nënkampion në Ligën e Parë. Nga Superliga është larguar Samadrexha, që ishte e fundit në tabelë, ndërsa nga Liga e Parë në Superligë ka kaluar Dukagjini i Klinës.

Te hendbollistet, ndeshja e “play-out”-it për Superligë luhet të shtunën (nesër) nga ora 12:00. Përballen Vëllaznimi e CLICK, ndërsa ndeshjen e referon çifti Jahja – Xhema. Vëllaznimi ishte i parafundit në Superligën e hendbollisteve, ndërsa CLICK nënkampion në Ligën e Parë. Nga Superliga është larguar Vjosa, ndërsa prej Ligës së Parë në Superligë ka kaluar Ferizaj.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bedri Zyberaj Podrimçak hë inatçi Mos e le turkun me…