Në Drenoc të Malishevës fillon ndërtimi i tri kilometrave trotuar

09 tetor 2018 | 16:44

Në fshatin Drenoc të Komunës së Malishevës, ka filluar ndërtimi i tri kilometrave trotuar në lagjet e këtij fshati, që lidhë rrugët e asfaltuara me shkollën “Xhevë Lladrovci”.

Qëllimi i ndërtimit të këtij trotuari, është lëvizja më e lehtë dhe më e sigurt për banorët, e në veçanti për nxënësit e këtij fshati, përkatësisht të një pjese të fshatit, ku lëvizja e nxënësve përgjatë rrugës, është e pasigurt.

Punimet në ndërtimin e këtij trotuari i ka parë nga afër, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili ishte i shoqëruar edhe nga drejtori i Drejtorisë së Urbanizmit, Islam Vrenezi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike, Milazim Morina.

Nënkryetari Berisha, është ndarë i kënaqur me punimet që janë duke u bërë në ndërtimin e këtij trotuari. “Qëllimi i ndërtimit të këtij trotuari është, krijimi i sigurisë në rrugë për të gjithë banorët, e në veçanti për nxënësit, si dhe është pjesë planifikimeve komunale, në kuadër të rregullimit të infrastrukturës së përgjithshme në Komunën e Malishevës”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mediat amerikane kanë raportuar se presidenti amerikan, Donald Trump ka…