Në dy raste të ndara, arrestohen dy persona të dyshuar

16 mars 2022 | 20:24

Hartuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), në dy raste të ndara kanë arrestuar dy të dyshuar.

Në rastin e parë, një person i dyshuar është arrestuar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale ‘falsifikimi i parasë’.

Tek i dyshuari: H.P., (viti i lindjes 1997, mashkull kosovar), janë gjetur dhe konfiskuar 1100 (njëmijë e njëqind) euro, 11 bankënota nga 100 euro. Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.
Në rastin e dytë, po ashtu sot, hetuesit policorë nga Sektori për Hetimin e Korrupsionit, në flagrancë kanë arrestuar të dyshuarin: B.R., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘marrje ryshfeti’.

I dyshuari, oficer korrektues në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, dyshohet se ka mundësuar futjen e disa gjërave të ndaluara në Qendrën e Paraburgimit në Prizren për një person të paraburgosur.

Pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit i dyshuari dërgohen në mbajtje deri në 48 orë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë liruar kryebashkiakun e qytetit të Melitopol-it Ivan…