
Në Eferding të Austrisë mbahet tubim përkujtimor për luftëtarin e UÇK-së Skënder Gashi
Në tubimin përkujtimor kushtuar luftëtarit të UÇK-së, Skënder Gashi, organizuar nga bashkatdhetarët në Eferding të Austrisë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka nderuar jetën dhe veprën e tij, e cila ka qenë e mbushur me atdhedashuri, dhe në çdo hap e veprim e dëshmoi këtë.
Haradinaj ka theksuar se Skënder Gashi ishte pjesëmarrës në shumë beteja të UÇK-së prej nga doli faqebardhë e i pathyer.
“Si komandant i logjistikës në TMK, dëshmoi aftësi e kompetencë ushtarake. Duke evokuar kujtimet më të mira për të, familjes Gashi i kam ndarë medaljen Post Mortem ‘ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET’ për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.
Ai ka thënë se Skënderi do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë historike të rrugëtimit të përbashkët për liri e shtet.