Në fjalimin e KP të Vetëvendosjes, Konjufca nuk e përshëndeti Dimal Bashën

07 shtator 2025 | 12:27

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, derisa doli për të paraqitur kandidaturën e Albin Kurtit për kryeministër në mbledhjen e 59 të Këshillit të Përgjithshëm, gjatë fjalimit të tij nuk e ka përshëndetur kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i cili ishte i pranishëm në këtë mbledhje.

Gjatë fjalimit, Konjufca ka përshëndetur Kurtin, Donika Gërvallën, Faton Pecin, Mimoza Kusari-Lilën, por jo edhe Dimal Bashën, raporton “Epoka e re”.

“I nderuar kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, të nderuar delegatë të këtij këshilli të përgjithshëm, nënkryetarë të Lëvizjes Vetëvendosje, e nderuar kryesuese, sekretar Rama, të nderuar zëvendëskryeministra, ministra të qeverisë. Të nderuar kryetar të subjekteve politike të cilat jeni në bashkëqeverisje me Lëvizjen Vetëvendosje, Donika Gërvalla-Schwarz, Faton Peci, Mimoza Kusari-Lila. Nuk mbaj mend të ketë pasur politikisht vit si ky. Me siguri se tash për tash jemi shumë afër për ta shikuar ketë vit nga retrospektiva historike. Por mendja me thotë se sivjet e pamë përpjekjen më të rrezikshme për mosnjohjen e rezultatit zgjedhor”, ka vazhduar fjalimin Konjufca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këshilli i Përgjithshëm i Lëvizjes Vetëvendosje ka nominuar sot Albin…