Në fundjavë mbahet turneu “Adem Jashari” në futsall

28 shkurt 2019 | 15:58

Nën organizimin e Komisionit të Futsallit të Federatës së Futbollit të Kosovës, më 2 dhe 3 mars, do të zhvillohet turneu ndërkombëtar memorial “Adem Jashari”.

Pjesëmarrës në këtë turne do të jenë FC Shkupi, FC Prishtina Futsal, FC Drenica Tradita dhe SEEU Futsal nga Tetova.

Ndërkohë, sot, në zyrat e Komisionit të Futsallit është bërë tërheqja e short për çiftet gjysmëfinale të këtij turneu. Kësisoj, të shtunën, më 2 mars në orën 18:30 do të takohen FC Prishtina Futsal – SEEU Tetovë, derisa në orën 20:30, ballafaqohen FC Shkupi – FC Drenica Tradita. Ndërkaq, të dielën, më 3 mars në orën 18:30 zhvillohet ndeshja për vendin e tretë, derisa në orën 20:30 do të luhet finalja e turneut.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave Bedri Hamza, gjatë vizitës zyrtare në Paris…