
Në fundjavë nis edicioni i ri në Superligë dhe Ligën e Parë
Këtë fundjavë nis edicioni i ri garues 2025/26 në Albi Mall Superligën e Kosovës dhe në Raiffeisen Ligën e Parë. Kjo e fundi, nga ky edicion rikthehet së funksionuari si një ligë unike me 18 ekipe, e jo si në edicionet e fundit kur ishte e ndarë në dy grupe, si pasojë e pandemisë Covid-19.
Në Albi Mall Superligë, dy ndeshje të javës së parë, Gjilani –Ballkani dhe Ferizaj –Drita, të parapara për t’u zhvilluar këtë fundjavë, janë shtyrë për një datë tjetër me kërkesë të FC Drita dhe FC Ballkani, për shkak të angazhimeve të tyre në garat evropiane, Drita luan ende në UEFA Europa League, derisa Ballkani në UEFA Conference League.
Nga ky edicion, garat do të zhvillohen me platformën e re dixhitale “My FFK”, e cila garanton menaxhim më efikas, transparencë më të madhe dhe qasje më të lehtë në të dhënat zyrtare të ndeshjeve për klubet dhe opinionin.
Albi Mall Superliga –Java e parë
E diel, 17 gusht
Dukagjini –Prishtina
Malisheva –Prishtina e Re
Drenica –Llapi
Raiffeisen Liga e Parë –Java e parë
E shtunë, 16 gusht
Prizreni –Trepça ’89
Trepça –Istogu
Ramiz Sadiku –2 Korriku
Vëllaznimi –Feronikeli 74
Besa –Vushtrria
Kika –KEK-u
Suhareka 23 –Vjosa
Dinamo –Tefik Çanga
Rilindja –Liria
Të gjitha këto takime do të luhen në orën 16:30.