Në fundjavë rikthehet Superliga e futbollit, FFK-ja publikon orarin
04 shkurt 2026
| 16:23
Pas një pauze prej një muaj e gjysmë, Superliga e Kosovës rikthehet në aksion gjatë fundjavës.
Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve të xhiros së 19-të.
Të shtunën zhvillohet tre përballjet e para, ku Dukagjini luan kundër Prishtinës, Drenica përballet me Llapin derisa Feriziji është nikoqire e Dritës.
Të dielen Gjilani përballet me Ballkanin, derisa Malisheva luan kundër Prishtinës së Re.




