
Në fundjavë zhvillohen ndeshjet e treta të ‘play-off’-it
26 prill 2024
| 16:36
Në fundjavë do të zhvillohen ndeshjet e treta gjysmëfinale të “play-off”-it në Superligën e Kosovës në basketboll.
Nesër (e shtunë) në palestrën “Karagaçi”, Peja do ta presë Yllin për aktin e tretë gjysmëfinal. Në dy ndeshjet e para mes këtyre dy skuadrave ka triumfuar Ylli dhe kjo ndeshje është mundësia e vetme për klubin kampion që të mbetet në garë.
Të dielën në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Trepça do ta presë Sigal Prishtinën. Mitrovicasit i kanë fituar dy përballjet e para dhe nëse e fitojnë edhe ndeshjen e tretë të kualifikohen në finalen e madhe.
Të shtunën takohen:
19:00 Peja – Golden Eagle Ylli
Të dielën takohen:
19:00 Trepça – Sigal Prishtina