Në Gjermani, regjistrohet disfata më e madhe në futboll 37-0

20 shtator 2020 | 10:20

Skuadra SG Ripdorf, klub që garon në ligat e ulëta në zonën e Ulezen, luajti me vetëm shtatë futbollistë.

Gjithçka brenda rregullores. Lojtarët e skuadrës së përmendur më lart kishin frikë të zbrisnin në fushë.

Arsyeja? Lojtarët e ekipit kundërshtar, Holdenstedt, kishin pasur kontakt me një futbollist të infektuar me Covid-19. Te SG Ripdorf kishin frike, edhe pse të gjithë rivalët ishin testuar dhe kishin dalë negativë.

Kërkesa e tyre për shtyrjen e ndeshjes nuk ishte marrë parasysh nga autoritetet dhe ishin të detyruar të zbrisnin në fushë.

Ndeshja u luajt sa për formalitet. pasi futbollistët e SG Ripdorf nuk u futën në asnjë duel, duke qëndruar larg kundërshtarëve që shënuan deri në fund 37 gola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë periudhës janar-gusht, Administrata Tatimore e Kosovës ka arritur të…