Në Gjykatën e Apelit nisin punën pesë gjyqtarë të rinj

05 mars 10:57

Në Gjykatën e Apelit, sot kanë nisur punën pesë gjyqtarë të rinj.

Në ditën e parë të punës, të sapo emëruarit i priti kryetari i Apelit, Hasan Shala.

Ai ka thënë se ardhja e tyre, paraqet lajm të mirë për gjykatën, pasi që do të ndikoj direkt në zvogëlimin e numrit të lëndëve të pa zgjidhura.

Gjyqtari Afrim Shala, do të punojë në Departamentin për të Mitur.

Gjyqtarja Delushe Halimi në atë administrativ. Ndërsa gjyqtarët Burim Shala, Lumni Sallauka dhe Valon Totaj, në Divizionin Civil, të Departamentin e Përgjithshëm.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 41 gjyqtarë.

Numri i lëndëve të pazgjidhura është mbi 12 mijë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në…