Në Hajvali gjenden mbetje eshtërore që dyshohet se u përkasin personave të zhdukur gjatë luftës

21 tetor 2025 | 10:12

Njësitet policore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë kanë zhvilluar gërmime në varrezat e fshatit Hajvali, në Prishtinë.

Gërmimet u bënë në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë dhe kanë rezultuar me zbulimin e mbetjeve eshtërore që dyshohet t’i përkasin të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë (1998–1999). Sipas autoriteteve, mbetjet janë tërhequr nga terreni dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime mjeko-ligjore dhe identifikim të mëtejshëm. Hetimet rreth rastit janë duke vazhduar.

“Prishtinë 1998-1999. Më 20.10.2025 njësitet policore të Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, në koordinim me IML-në dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë realizuar urdhëresën e Gj. Th. Prishtinë për gërmim në varrezat e fshatit Hajvali, me ç’rast kanë gjetur mbetje eshtërore të njeriut, që dyshohet të jenë të paktën tre personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime mjeko-ligjore. Punimet pritet të vazhdojnë edhe ditëve në vijim. Rasti në proces hetimi”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për asambliste e PDK-së në Pejë, Antigona Gashi, ka…