Në hapësirat e QKUK-së mbillen fidane për një ambient më të shëndetshëm

20 tetor 2025 | 15:01

Në hapësirat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), u zhvillua të hënën një aktivitet simbolik i mbjelljes së fidanëve, në kuadër të nismës “30 vite për jetën, 30 fidane për të ardhmen – Sot mbjellim shpresë”, organizuar nga kompania Merck dhe partneri i saj Varus.

Në këtë aktivitet mori pjesë u.d. drejtori i përgjithshëm i QKUK-së, Mentor Zejnullahu, i cili falënderoi organizatorët për këtë iniciativë të vlefshme që kontribuon jo vetëm në gjelbërimin e ambientit, por edhe në përçimin e mesazhit të kujdesit, qëndrueshmërisë dhe shpresës për jetën.

“Çdo hap për një ambient më të shëndetshëm është një hap drejt një jete më të mirë. Falënderojmë kompanitë Merck dhe Varus për përkushtimin dhe bashkëpunimin me QKUK-në në këtë nismë simbolike, që mbjell shpresë për të ardhmen”, u shpreh drejtori Zejnullahu.

Ky aktivitet është pjesë e angazhimeve të përbashkëta për përmirësimin e ambientit dhe promovimin e përgjegjësisë sociale në hapësirat e shëndetësisë publike.

Organizatorët dhe donatorët e këtij aktiviteti u shprehen të lumtur për kontributin e dhënë ndër vite, duke premtuar angazhim të mëtutjeshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me qëllim të parandalimit dhe vetëdijesimit të nxënësve, zyrtarë policorë…