Në historinë e Kosovës emri i Adem Demaçit është i shkruar me shkronja të arta

26 korrik 2020 | 13:38

Në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të veprimtarit të Adem Demaçit, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka thënë se Demaçi gjatë tërë jetës së tij nuk kurseu asgjë për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu.

“U bënë dy vite nga ndarja jonë fizike me një nga figurat më emblematike të kombit shqiptar, Bacës Adem Demaçi. Gjatë tërë jetës së tij, Adem Demaçi nuk kurseu asgjë për të na mësuar e frymëzuar se si duhet atdheu dhe sakrifikohet për të”, ka shkruar Hoxhaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

“Dhe sot shpërblimi ma i mirë për sakrificën e tij është liria që gëzojmë dhe shteti që po ndërtojmë. Në themelet e këtij shteti do të jetë përherë trashëgimia e tij politike, patriotike, humaniste, letrare, por mbi të gjitha njerëzore! Në historinë e Kosovës emri i Adem Demaçit është i shkruar me shkronja të arta”, ka shkruar Hoxhaj.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kujtuar në përvjetorin e…