“Në Iran çdo 10 minuta humb jetën një person nga koronavirusi”

19 mars 2020 | 15:40

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë së Iranit, Kianoosh Jahanpour, ka thënë se në Iran në çdo 10 minuta humb jetën një person për shkak të koronavirusit, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Në Iran në çdo 10 minuta humb jetën një person për shkak të koronavirusit. Ndërsa në një orë preken rreth 50 njerëz nga koronavirusi”, ka shkruar  Jahanpour në një postim nga llogaria e tij në “Twitter”.

Ndër të tjera Jahanpour ka paralajmëruar qytetarët që të mos udhëtojnë dhe të mos kryejnë vizita gjatë pushimeve të Nevruzit.

Ministria iraniane e Shëndetësisë që nga dje njoftoi se humbjet e jetëve për shkak të koronavirusit të ri kanë arritur në 1.135, ndërsa numri i rasteve në 17.361.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë ka folur sot rreth prodhimit të maskave…