Në Itali dëshirojnë të shndërrojnë verën e pashitur në dezifektantë

23 maj 2020 | 09:20

Verëbërësit në Itali dëshirojnë të shndërrojnë stokun e tyre të pa shitur në xhel dezifektantë për duart, që është në kërkesë të lartë për shkak të pandemisë. Ata kanë verë të tepërt në rezervuarët e tyre, pasi bllokimi i gjatë i vendit mbylli qindra restorante dhe barë.

Tani, me afrimin e sezonit të ri të korrjes, ata janë të gatshëm të lirojnë hapësirën e zënë dhe të ndihmojnë në lehtësimin e mungesës së dezifektantit.

Sindikata e Bujqësisë Confagricoltura i ka kërkuar qeverisë italiane autorizimin për ta kthyer verën në dezifektantë. Ata dëshirojnë një përgjigje të shpejtë nga Roma dhe, përveç kësaj, mbështetje financiare për veprimtarinë. Fabrikat sterilizuese janë gati për të ndihmuar.

‘Kjo masë do të jetë pozitive sepse do të jetë më e lehtë për prodhuesit e verës, të shesin stokun e tyre dhe do të na ndihmojë ne distiluesit, të kemi lëndë të parë të mjaftueshme për prodhimin e xhelit të duarve’,- tha Antonio Emaldi, menaxher i distilimit në Ravenna dhe presidenti i bashkimit kombëtar të distiluesve (ASSODIL).

Por jo të gjithë prodhuesit e verës duket se janë të gatshëm të përdorin verën e tyre për qëllime të tilla. Giuseppe Prestia, i cili drejton një fermë pesëqind vjeçare pranë Reggio Emilia, Italia qendrore, thotë se një operacion i tillë do të ishte ‘i paimagjinueshëm’. Kantinat organike si ne punojnë me produkte të nivelit të lartë, që nuk mund të përdoren për të bërë dezifektantë duarsh,’- tha ai. ‘Ajo që ne kërkojmë nga BE dhe qeveria italiane është të investojnë në biznesin tona, për të na lejuar t’i mbijetojmë kësaj krize.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoriteti i Transportit Metropolitane (MTA) filloi të eksperimentojë përdorimin e…