Në Izrael mbahen zgjedhjet e përgjithshme

17 shtator 2019 | 11:45

Izraelitët po votojnë në zgjedhjet e përgjithshme, të dytat në pesë muaj.

Kryeministri Benjamin Netanyahu i ka thirr zgjedhjet pasi kishte dështuar të formojë koalicionin qeverisës, pas votimeve në prill.

Sondazhet e fundit të opinionit e nxorën partinë e tij Likud në konkurrencë të ngushtë me rivalen kryesore, Partinë Blu dhe Bardhë, të udhëhequr nga ish-shefi ushtarark, Benny Gantz.

Sondazhet sugjerojnë se asnjëra prej këtyre partive nuk do të ketë shumicë të qartë.

Bisedimet për formimin e koalicionit të ri pritet të nisin sa të përfundojnë votimet në orën 22:00 sipas kohës lokale dhe të dalin rezultatet e para.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka pritur në…