Në Kamenicë janë vetëm 6 raste aktive me Covid-19

02 korrik 2020 | 09:59

Mbrëmë janë konfirmuar 113 raste të reja me COVID-19, e një rast pozitiv është edhe nga Kamenica.

Kryetari i kësaj komune, Qëndron Kastrati përmes një postimi të bërë në Facebook ka thënë se i infektuari është nga fshati Roganë, derisa thotëe se momentalisht janë 6 raste aktive.

Ky është postimi i plotë:

Edhe një rast pozitiv i identifikuar me pandeminë COVID-19 në komunën tonë, konkretisht në fshatin Roganë.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin SARS-CoV-2 në komunën tonë ka arritur në 47, prej tyre 41 të shëruar plotësisht. Pra, aktualisht kemi edhe gjashtë (6) raste aktive.

Shpejtësia e shpërndarjes së kësaj pandemie globale është tejet e madhe, por parandalimin e saj e kemi ne në duar. Me tre hapa të thjeshtë ju ruani veten, familjen e njerëzit tuaj përreth.

?Vendosini maskat në hapësira publike;
?Dezinfektoni e pastroni shpesh duart;
↔️ Mbani distancë.

Tre hapa të thjeshtë, por tejet të rëndësishëm!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës është duke përgatitur një projektligj, i cili…