Në këtë fshat të Malishevës po ndërtohet kompleksi ‘Kodra e UÇK-së’

22 qershor 2021 | 15:20

Nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, se bashku me drejtorët e drejtorive, Bashkim Krasniqi dhe Dibran Kastrati, si dhe shefin e DSHP-së, Fadil Shala, kanë vizituar fshatin Ngucat, përkatësisht kodrën mbi fshat, ku po ndërtohet kompleksi “Kodra e UÇK-së”.

Nënkryetari Berisha është takuar edhe me përfaqësuesit dhe aktivistët, të cilët po punojnë në ndërtimin e këtij kompleksi, duke i uruar dhe përgëzuar për këtë punë që janë duke bërë.

Berisha dhe zyrtarët komunal janë pritur nga veterani i luftës dhe kryetari fshatit, Mefail Helshani dhe aktivisti Amrush Helshani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Entuziazmi i tifozëve gjermanë për kalimin e grupit në “Euro…