Në këtë gjendje të mjerueshme është shkolla “Lidhja e Prizrenit” në Deçan

22 shtator 2023 | 16:10

Një qytetar nga Komuna e Deçanit, Arben Qorraj, ka postuar në “Facebook” fotografi të shkollës fillore “Lidhja e Prizrenit” në Deçan, ku shihet një gjendje e mjerueshme e kësaj shkolle.

Në këtë shkollë mësimin e vijojnë më shumë se 900 nxënës.

“Kjo është gjendja e mjerueshme e shkollës fillore në Deçan, ku mësimin e vijojnë më shumë se 900 nxënës! Këtu përpos dijes, mund të fitohet edhe ndonjë semundje pulmonare, kolera, difteria, murtaja e çka jo tjetër! Mendoj që është koha e fundit që organet kompetente (DKA, kryetari, ministria e arsimit), të nderrmarin masa dhe të vazhdon ndërtimi i shkollës së re!”, ka shkruar Arben Qorraj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Carlos Sainz dhe Ferrari ia dolën të thyenin dominimin e…