Në këtë hotel luksoz do të pushojë Trumpi në Emiratet e Bashkuara Arabe

16 maj 2025 | 08:47

Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, është bërë “një nga mysafirët” e njërit prej hoteleve më mbresëlënëse të Emirateve të Bashkuara Arabe gjatë udhëtimit të tij në Abu Dhabi.

Bëhet fjalë për Ritz-Carlton Abu Dhabi, një hotel luksoz i vendosur mjeshtërisht në brigjet e “Kanalit të Madh”.

Nga aty, është shumë afër – dhe ka pamje spektakolare – Xhamia e Madhe e bukur Sheikh Zayed, të cilën presidenti Trump e ka vizituar, gjithashtu.

Hoteli i pasur, i cili u hap në vitin 2013, është në pronësi të Abu Dhabi National Hotels dhe operohet nga Marriott International, një kompani me bazë në ShBA, shkruajnë mediet e huaja, përcjell Telegrafi.

Ai shtrihet brenda një kopshti prej 57 hektarësh dhe ka një sallë të madhe vallëzimi si dhe shumë dhoma takimesh.

Siç ishte bërë me dije, pas një dite të gjatë udhëtimi dhe shumë takimesh, ai do të qëndronte në një nga 504 dhomat e gjumit ose 15 vilat, të cilat, së bashku me pjesën tjetër të resortit, thuhet se janë frymëzuar nga arkitektura e Rilindjes së fillimit të shekullit 17 dhe nga qyteti i Venecias.

Presidenti Trump ka shumë të ngjarë “të ndalej” në suitën mbretërore prej 250 metrash katrorë, e cila ka dy dhoma gjumi dhe dy banja të rrethuara me shumë mermer.

Ka gjithashtu zona për ulje dhe ngrënie, kështu që ka shumë hapësirë për stafin e tij të shumtë të sigurisë dhe ndihmës.

Hoteli ka tetë restorante, duke përfshirë restorante libaneze dhe aziatike.

Veç të tjerash, presidenti nuk do të ketë shumë larg për të udhëtuar për t’u kthyer në Air Force One, me një udhëtim të thjeshtë 20-minutësh me makinë për në aeroportin e Abu Dhabit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi i ka dërguar urimet e tij rivalit të…